Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ylli egjiptian i futbollit, Mohamed Salah, pritet të nderohet në Turqi, ku një rrugë në komunën e Yomras, në qytetin e Trabzonit, do të marrë emrin e tij. Sipas kryetarit të komunës, Mustafa Beyik, vendimi synon të shprehë vlerësimin e banorëve për futbollistin dhe rëndësinë që ai ka për klubin Trabzonspor. Propozimi mori mbështetjen unanime të këshillit lokal, ndërsa autoritetet përfunduan procedurat e nevojshme dhe siguruan miratimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë. Sipas Beyikut, drejtuesit e klubit e kanë njoftuar Salahun për këtë vendim dhe futbollisti e ka pritur me gëzim. Vendosja e tabelave me emrin e ri pritet të nisë së shpejti, ndërsa data e inaugurimit do të bëhet e ditur më vonë.