Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nxënësi kosovar Vehbi Terzi fiton vendin e parë në festivalin ndërkombëtar të shkencës

Vendi  |  29.10.2026 Ora 16:57   

 

Një sukses i rëndësishëm për Kosovën në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Vehbi Terzi, nxënës i klasës së dhjetë në International Maarif Schools of Kosova, ka fituar vendin e parë në kategorinë e Shkencave Shoqërore, në Festivalin e 8-të Ndërkombëtar të Shkencës dhe Kulturës së Botës Turke, të mbajtur në Gaziantep të Turqisë. Ai u vlerësua për projektin e tij, Olric.ai, të zhvilluar nën mentorimin e mësimdhënësit Sylejman Ramadani. Festivali, i mbajtur nga 26 deri më 28 tetor, mblodhi pjesëmarrës nga 23 vende. Gjatë aktivitetit u ekspozuan 142 projekte, të përzgjedhura nga më shumë se një mijë aplikime. Përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Kosovë e cilësoi këtë arritje si burim krenarie për shkollën dhe vendin, duke theksuar potencialin e të rinjve kosovarë në hulumtim dhe zhvillim shkencor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing