Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Protestë sot në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi institucionale

Vendi  |  28.10.2026 Ora 7:45   

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për protestë në Prishtinë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Protesta është paralajmëruar për sot, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Nga aty, protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë.

Në reagimin e publikuar në Facebook, Kolektivi ka kritikuar institucionet për neglizhencën ndaj rasteve të dhunës në baza gjinore. Sipas organizatës, edhe vrasja e Zekajt ishte paralajmëruar nga vetë viktima, e cila kishte kërkuar ndihmë nga institucionet.

Kolektivi e ka cilësuar rastin si dëshmi të dështimit institucional në mbrojtjen e grave dhe ka kërkuar llogaridhënie për mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës.

Organizata u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke kërkuar veprime konkrete që do të garantojnë sigurinë dhe jetën e grave në Kosovë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing