Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Përveç kremave dhe mbrojtjes ndaj diellit, ushqimi që konsumojmë luan një rol kyç në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, parandalimin e rrudhave dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit. Studimet e fundit tregojnë se rrezatimi diellor, ndotja e ajrit dhe nxehtësia përshpejtojnë plakjen e lëkurës, por një dietë e pasur mund të veprojë si mbrojtës natyral nga brenda.
Për të ruajtur një lëkurë të shëndetshme dhe rinore, ekspertët rekomandojnë tri kategori kryesore të ushqimeve:
Peshqit dhe pemët me ngjyra të ndezura: Karotat, domatet, specat dhe mangot përmbajnë antioksidues si karotenoidet dhe vitaminën C, të cilat nxisin kolagjenin dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet UV. (Kujdes: Mangot duhet të konsumohen në porcione të vogla, pasi sasia e tepërt e sheqerit mund të ketë efekt të kundërt).
Yndyrat e shëndetshme: Bajamet, arrat dhe peshqit e yndyrshëm (si salmoni apo sardelet) janë të pasur me Vitaminë E dhe acide yndyrore Omega-3 e Omega-6, të cilat ruajnë lagështinë e lëkurës dhe ulin inflamacionin.
Ushqimet e fermentuara dhe drithërat: Lidhja mes zorrëve dhe lëkurës është mjaft e fortë. Konsumimi i kosit, ushqimeve të fermentuara dhe pemëve e perimeve të ndryshme përmirëson mikrobiomën e zorrëve, gjë që ndihmon në reduktimin e pezmatimeve dhe sëmundjeve të lëkurës.
Ekspertët rikujtojnë se efektet e ushqimit kërkojnë rreth 8 deri në 10 javë konsumim të rregullt për t'u vërejtur, ndërsa kremi mbrojtës ndaj diellit mbetet i pazëvendësueshëm gjatë gjithë vitit.