Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Protesta e studentëve në Tiranë ka zgjatur rreth nëntë orë dhe është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Mbi 40 persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa gjatë protestës janë regjistruar edhe dëme materiale.
Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendos drejt Bashkisë së Tiranës dhe zonës së Pazarit të Ri. Gjatë zhvillimeve, protestuesit u vunë zjarrin koshave të mbeturinave në disa rrugë, ndërsa flakët përfshinë edhe godinën e Bashkisë së Tiranës.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, një student ka pësuar lëndime të rënda në këmbë dhe i është nënshtruar një operacioni. Fillimisht ishte raportuar se i riu ndodhej në gjendje kome.
Gjatë ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve, janë raportuar raste të përdorimit të forcës fizike dhe të shkopinjve të gomës. Disa protestues thuhet se janë tërhequr zvarrë gjatë shoqërimit nga policia.
Përplasjet dhe dëmet materiale e kanë shënuar protestën, ndërsa raportimet për dhunën ndaj studentëve kanë ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit.