Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ngritja e së djathtës në Spanjë mund të ndikojë në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Të Tjera  |  13.10.2026 Ora 7:34   

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nga kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shtuar pasigurinë politike në Spanjë. Sondazhet e fundit tregojnë rritjen e së djathtës konservatore, ndërsa koalicioni i mundshëm mes Partisë Popullore (PP) dhe partisë së djathtë radikale Vox mund të sigurojë shumicën parlamentare.

Sipas projeksioneve, PP-ja, e udhëhequr nga Alberto Núñez Feijóo, pritet të marrë rreth 32 për qind të votave, ndërsa Vox rreth 19 për qind. Së bashku, dy partitë mund të sigurojnë deri në 198 mandate, mbi 176 mandatet e nevojshme për shumicën absolute në parlamentin spanjoll.

Një zhvillim i tillë mund të ketë pasoja edhe për Kosovën. Ndryshe nga qeveria e Sánchezit, e cila ka treguar një qasje më fleksibile ndaj qytetarëve të Kosovës, Vox kundërshton njohjen e pavarësisë së vendit.

Partia ultranacionaliste spanjolle e sheh njohjen e Kosovës si një precedent që mund të ndikojë në çështjen e separatizmit katalanas. Përfaqësuesit e saj kanë kundërshtuar iniciativa në mbështetje të Kosovës në institucionet evropiane dhe në parlamentin spanjoll.

Në rast se Vox bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme, ekziston mundësia që Spanja të mbajë një qëndrim edhe më të ashpër ndaj Kosovës. Kjo mund të vështirësojë përpjekjet e vendit për avancim në proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Megjithatë, ndikimi konkret i një qeverie të mundshme të djathtë do të varet nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe marrëveshja eventuale mes dy partive.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing