Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lionel Messi hyn mes miliarderëve të sportit botëror

Sport  |  09.10.2026 Ora 16:26   

 

Lionel Messi është renditur mes sportistëve më të pasur në botë, me një pasuri neto të vlerësuar nga Forbes në 1.1 miliardë dollarë. Sipas raportimit të Top Albania Radio, gjatë më shumë se 20 viteve si profesionist, të ardhurat e tij totale kanë arritur rreth 1.8 miliardë dollarë. Afërsisht 1.2 miliardë vijnë nga pagat në klubet ku ka luajtur, ndërsa rreth 600 milionë dollarë nga sponsorizimet dhe aktivitetet e biznesit. Aktualisht, argjentinasi luan për Inter Miamin në Shtetet e Bashkuara, ku përfitimet e tij përfshijnë edhe marrëveshje komerciale. Përveç bashkëpunimit afatgjatë me Adidasin dhe marrëveshjeve të lidhura me MLS-në, Messi ka investuar edhe në pasuri të paluajtshme, restorante dhe klube futbolli. Kështu, ai i bashkohet grupit të sportistëve me pasuri mbi një miliard dollarë, ku përfshihen edhe Cristiano Ronaldo, LeBron James dhe Tiger Woods.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing