Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë të ditur dënimin e tij në lidhje me rastin e certifikatës së falsifikuar të COVID-19. Sipas vendimit të publikuar, 34-vjeçari është dënuar me një gjobë me kusht prej 3 mijë frangash, ose 50 ditë pune, me një periudhë prove prej dy vitesh, për marrjen e një certifikate të rreme përmes mashtrimit. Kjo do të thotë se Xhaka nuk do ta paguajë gjobën nëse respekton kushtet gjatë periudhës së provës, ndërsa shpenzimet gjyqësore i ka paguar tashmë. Futbollisti ka deklaruar se e pranon vendimin dhe merr përgjegjësinë për veprimet e tij, ndërsa ka falënderuar edhe mbështetësit për mesazhet që ka marrë gjatë javëve të fundit.