Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një video e realizuar në Zyrën Ovale, ku shfaqet presidenti amerikan Donald Trump, është bërë virale për shkak të gruas që qëndronte pas tij. Bëhet fjalë për Susan Dell, bashkëshorten e miliarderit Michael Dell, themelues dhe drejtues i Dell Technologies. Çifti ndodhej në Shtëpinë e Bardhë për të prezantuar zgjerimin e programit “Trump Accounts”, që synon t’u mundësojë fëmijëve amerikanë llogari investimi dhe kursimi për të ardhmen. Megjithatë, vëmendjen në rrjet e mori kryesisht Susan Dell, për shkak të qëndrimit të saj, të cilin disa përdorues e përshkruan si “robotik”, madje duke ngritur pyetjen nëse videoja ishte reale apo e krijuar me inteligjencë artificiale.