Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në zona të caktuara.
Krejtësisht vonë në mbrëmje (pak para apo rreth mesnatës) dhe gjatë natës, pritet intensifikim i reshjeve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C. /MeteoKosova/