Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vedat Muriqi i gatshëm për Austrinë: “Nesër do të jem gati”

Sport  |  03.10.2026 Ora 19:25   

Prishtinë, 3 tetor 2026 – Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka konfirmuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Austrisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Muriqi kishte ndier një shqetësim fizik pas ndeshjes së kaluar, por ka sqaruar se gjendja e tij nuk pritet ta pengojë të luajë.

“Pata një shqetësim pas ndeshjes. Sot do të bëj stërvitje dhe nesër do të jem gati”, ka deklaruar Muriqi në konferencën për media.

Sulmuesi kosovar ka treguar se shqetësimi lidhet edhe me një lëndim që kishte pësuar rreth një muaj më parë në klub dhe me ngarkesën gjatë rikuperimit.

Kështu, Muriqi pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për sfidën e nesërme ndaj Austrisë. Ndeshja Kosovë–Austri zhvillohet të dielën në “Fadil Vokrri”.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing