Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Nuno Mendes dhe Gonçalo Ramos janë bërë futbollistët e parë të Portugalisë që kanë komentuar publikisht largimin e Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Kombëtares. Ronaldo u largua nga ekipi të mërkurën, pasi nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Norvegjisë, ndërsa kishte deklaruar se do ta tregonte të vërtetën për largimin e tij “në kohën e duhur”. Mendes tha se nuk u takon lojtarëve të vendosin për rikthimin e Ronaldos, por se çdo futbollist që bashkohet me Kombëtaren është i mirëpritur. Ndërsa Ramos tha se kjo situatë nuk ka ndikuar te skuadra dhe se fokusi i tyre është të fitojnë ndeshjet. Trajneri Jorge Jesus ka mohuar se ka pasur përplasje me Ronaldon, ndërsa Renato Veiga tha se ishte udhëzuar të mos fliste për këtë çështje.