Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Publikohen pamjet e para të Brendan Fraser në “The Mummy 4”

Film  |  29.09.2026 Ora 9:00   

Brendan Fraser rikthehet si Rick O’Connell në filmin e shumëpritur “The Mummy 4”, ndërsa janë publikuar pamjet e para nga xhirimet.

Fraser është fotografuar në Suffolk të Anglisë, ku po xhirohen disa nga skenat e filmit. Në pamje, aktori shihet me një xhaketë të zezë lëkure dhe helmetë garash, ndërsa drejton një makinë të kuqe dhe të argjendtë, në një skenë që duket se lidhet me garat automobilistike.

Madje, një prej personazheve shtesë në xhirime shihet me një xhaketë ku shkruhet “Rick O’Connell Racing”, duke lënë të kuptohet se Rick mund të ketë një ekip garash në filmin e ri.

Ky është rikthimi i Fraser në rolin e Rick O’Connell pas 18 vitesh. Filmi i fundit i tij në këtë rol ishte “The Mummy: Tomb of the Dragon Emperor”, i publikuar në vitin 2008.

Në “The Mummy 4” rikthehet gjithashtu Rachel Weisz në rolin e Evelyn O’Connell. Weisz nuk ishte pjesë e filmit të vitit 2008, ku roli i Evelyn u interpretua nga Maria Bello.

Rikthimi i Fraser dhe Weisz shënon ribashkimin e dy protagonistëve origjinalë të një prej ekskluziviteteve më të njohura të filmave aventurë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing