Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Anna Kendrick është në kulmin e lumturisë që do të drejtojë filmin "The Seven Husbands of Evelyn Hugo"

Film  |  28.09.2026 Ora 8:05   

Anna Kendrick ka ndarë detaje interesante nga karriera e saj gjatë një masterclass-i në Festivalin e Filmit në Cyrih, ku foli për disa nga rolet më të rëndësishme dhe eksperiencat që kanë ndikuar në rrugëtimin e saj në Hollywood.

Aktorja kujtoi audicionet për filma si Up in the Air dhe Twilight, duke treguar se shpesh hynte në audicione pa besuar se do ta merrte rolin. Sipas saj, pikërisht kjo e ndihmonte të ishte më e lirshme dhe të jepte një performancë më të mirë.

Kendrick foli edhe për eksperiencën me George Clooney në Up in the Air, duke e përshkruar atë si një aktor shumë të talentuar, të sjellshëm dhe mbështetës. Ajo tregoi se Clooney në ditën e parë të xhirimeve i kishte thënë se edhe ai ndihej pak në ankth, por më vonë kuptoi se këtë e kishte bërë vetëm për ta qetësuar atë.

Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua Pitch Perfect dhe këngës “Cups”, e cila u kthye në një hit dhe i solli Kendrick një sukses të madh edhe në muzikë.

Kendrick foli gjithashtu për kalimin në regjisurë me filmin Woman of the Hour dhe për projektin e ardhshëm The Seven Husbands of Evelyn Hugo, për të cilin tha se është shumë e emocionuar.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë pjesë e festivalit me filmin Babies, ku luan një grua të martuar që përballet me dilemat rreth prindërimit.

Festivali i Filmit në Cyrih zhvillohet nga 24 shtatori deri më 4 tetor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing