Milot Rashica e ka vlerësuar shumë të rëndësishme fitoren 1-0 ndaj Irlandës, duke thënë se Kosova zhvilloi një ndeshje të mirë dhe krijoi disa mundësi për gol. Ai theksoi se lodhja ndikoi në pjesën e dytë, ndërsa zëvendësimet i dhanë ekipit energji për të kërkuar golin dhe për ta ruajtur avantazhin. Pas kësaj fitoreje, Rashica ka kthyer menjëherë fokusin te ndeshja e radhës ndaj Austrisë, të cilën e cilësoi si kundërshtar më të fortë, por tha se Kosova synon të marrë tri pikët edhe në Vjenë.