Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Seriali kriminal “Monster: The Lizzie Borden Story” është kthyer në një nga sukseset më të mëdha të momentit në Netflix, duke grumbulluar rreth 12.2 milionë shikime në vetëm katër ditët e para pas publikimit. Sezoni i katërt i antologjisë së famshme të krijuar nga Ryan Murphy dhe Ian Brennan u publikua më 17 shtator dhe u ngjit menjëherë në krye të renditjes globale të serialeve në gjuhën angleze, duke hyrë gjithashtu në Top 10 në 89 shtete.
Seriali sjell historinë e Lizzie Borden, gruas që u akuzua në vitin 1892 për vrasjen e babait dhe njerkës së saj në Massachusetts, një rast që vazhdon të mbetet ndër misteret më të njohura kriminale në SHBA. Në rolin kryesor interpreton Ella Beatty, ndërsa në kast bëjnë pjesë edhe Vicky Krieps, Charlie Hunnam, Rebecca Hall, Billie Lourd dhe Sarah Paulson. Pavarësisht reagimeve të përziera nga kritikët, seriali ka ngjallur interes të madh te publiku, duke vazhduar suksesin e antologjisë “Monster”, e cila më parë trajtoi rastet e Jeffrey Dahmer, vëllezërve Menendez dhe Ed Gein.