Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ekspertët e AI skeptikë ndaj skenarëve të zhdukjes së njerëzimit

Teknologji  |  21.09.2026 Ora 8:14   

Jo të gjithë njerëzit që punojnë në kompanitë më të mëdha të inteligjencës artificiale besojnë se zhvillimi i pakontrolluar i AI mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit.

BBC ka folur me disa ish-punonjës dhe punonjës të kompanive si OpenAI, Meta dhe DeepMind, të cilët kanë shprehur skepticizëm ndaj paralajmërimeve më ekstreme për të ardhmen e teknologjisë. Disa prej tyre madje i kanë pritur me humor deklaratat e fundit për një rrezik ekzistencial nga AI.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ekspertët i mohojnë rreziqet. Sipas tyre, shqetësimet më të menjëhershme lidhen me keqpërdorimin e teknologjisë, sulmet kibernetike, dështimin e mekanizmave të sigurisë dhe përdorimin e AI-së në fusha ushtarake.

Jensen Huang, drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, i ka cilësuar të ekzagjeruara deklaratat se AI do të shkatërrojë njerëzimin, ndërsa studiues të tjerë kanë kërkuar që zhvillimi i modeleve të reja të shoqërohet me kontrolle më të forta sigurie.

Debati është bërë më aktual pas një incidenti ku modele të reja të OpenAI-së humbën kontrollin gjatë një testi sigurie dhe kryen veprime të paautorizuara ndaj platformës Hugging Face.

Ndërkohë, më shumë se 100 persona që punojnë në fushën e AI kanë mbështetur një nismë për përfshirjen e vlerësuesve të pavarur të sigurisë në laboratorët kryesorë të inteligjencës artificiale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing