Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Japonia ka shënuar një rekord të ri në numrin e personave që kanë mbushur 100 vjeç ose më shumë. Për herë të parë, numri i tyre ka kaluar shifrën 100 mijë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, në shtator në Japoni janë regjistruar 107 mijë e 677 persona mbi 100 vjeç, rreth 8 mijë më shumë se një vit më parë.
Kjo është rritja e 56-të radhazi e numrit të personave në këtë grupmoshë. Shumica dërrmuese janë gra, të cilat përbëjnë rreth 88 për qind të totalit.
Japonia është ndër vendet me jetëgjatësinë më të lartë në botë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, jetëgjatësia mesatare në vend ishte 84 vjet në vitin 2024.
Megjithatë, plakja e popullsisë po krijon edhe sfida për ekonominë japoneze, duke rritur kostot e kujdesit për të moshuarit dhe duke zvogëluar fuqinë punëtore. Në të njëjtën kohë, popullsia e përgjithshme e Japonisë vazhdon të bjerë për shkak të natalitetit të ulët.