Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Singapori ka nisur një fushatë pesëvjeçare për të nxitur qytetarët të lexojnë më shumë, duke ofruar edhe shpërblime të vogla financiare për ata që regjistrojnë kohën e kaluar duke lexuar.
Përmes një sistemi me pikë, qytetarët mund të regjistrojnë leximin e tyre në një platformë të qeverisë. Një seancë prej të paktën 15 minutash u sjell 20 monedha virtuale, ndërsa për të fituar 1 dollar singaporian duhet të grumbullohen 1,000 pikë. Vetëm një seancë mund të regjistrohet në ditë.
Nisma synon të rikthejë leximin e thellë në një kohë kur përdorimi i rrjeteve sociale dhe përmbajtjeve të shkurtra po ndikon në përqendrimin dhe zakonet e leximit. Zyrtarët thonë se leximi i gjatë ndihmon në zhvillimin e vëmendjes, mendimit kritik dhe imagjinatës.
Singapori tashmë renditet ndër vendet me rezultatet më të mira në lexim, por ekspertët thonë se të rinjtë shpesh e humbin interesimin për libra kur përballen me presionin e provimeve dhe detyrimeve shkollore.
Nisma ka nxitur edhe debat nëse pagesat mund të krijojnë një dashuri të qëndrueshme për librat. Disa ekspertë argumentojnë se shpërblimet mund të ndihmojnë në krijimin e zakonit, por nuk garantojnë që leximi do të vazhdojë pasi të përfundojë shpërblimi.
Në kuadër të fushatës, Singapori synon gjithashtu të mbledhë miliona minuta leximi për një iniciativë bamirësie gjatë këtij viti.