Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hapet konkursi për konvikte dhe mensën e studentëve në Prishtinë

Të Tjera  |  14.09.2026 Ora 8:31   

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në konvikte dhe për shfrytëzimin e mensës për vitin akademik 2026/2027.

Aplikimi bëhet online dhe është i hapur deri më 18 shtator 2026, në orën 16:00.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt në studime themelore, të cilët kanë vendbanimin 25 kilometra ose më larg nga Prishtina.

Për pranimin në konvikte, studentët vlerësohen sipas notës mesatare, largësisë së vendbanimit dhe kategorive të veçanta që përfitojnë pikë shtesë.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit Teknik dhe Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore me mesatare 9.00 ose më shumë, si dhe vendbanim 25 kilometra ose më larg, pranohen pavarësisht numrit total të pikëve.

Për fakultetet e tjera, kriteri është mesatarja 9.5 ose më shumë, së bashku me kushtin e largësisë.

Pikë shtesë parashihen edhe për kategori të veçanta, përfshirë fëmijët e dëshmorëve, familjet e personave të kategorive të luftës, studentët me aftësi të kufizuara, studentët pa të dy prindërit dhe studentët nga familjet me asistencë sociale.

Rezultatet e konkursit do të publikohen më 25 shtator 2026. Studentët që nuk pajtohen me rezultatet mund të paraqesin ankesë online më 28 dhe 29 shtator, ndërsa rezultatet e ankesave do të publikohen më 1 tetor.

Studentët që kanë shkelur rregulloret e Qendrës së Studentëve nuk do të pranohen në konvikte.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing