Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“The Odyssey” zgjat shfaqjet në IMAX 70mm pas suksesit rekord

Film  |  04.09.2026 Ora 8:32   

Filmi “The Odyssey” i regjisorit Christopher Nolan do të vazhdojë të shfaqet në formatin IMAX 70mm deri në fund të shtatorit 2026, pas suksesit të madh në kinema.

Filmi, me Matt Damon në rolin e Odiseut dhe me një kast ku janë edhe Anne Hathaway, Tom Holland, Lupita Nyong’o dhe Robert Pattinson, është përshtatje e poemës epike të Homerit.

“The Odyssey” ka arkëtuar rreth 1.56 miliardë dollarë në mbarë botën, duke u bërë filmi me fitimet më të larta në karrierën e Nolanit. Në shfaqjet IMAX ka gjeneruar rreth 457 milionë dollarë, ndërsa 66 milionë dollarë janë siguruar vetëm nga versioni IMAX 70mm.

Me zgjatjen e shfaqjeve, filmi do të arrijë në rreth 11 javë në IMAX 70mm, me shfaqje të planifikuara në dhjetëra kinema në SHBA, Kanada, Britani, Australi dhe disa vende evropiane.

Filmi po i afrohet gjithashtu rekordit të “The Dark Knight Rises” në arkëtimet e përshtatura për inflacion. “The Odyssey” aktualisht është rreth 1.557 miliardë dollarë, ndërsa filmi i vitit 2012 është në 1.58 miliardë dollarë.

Kështu, “The Odyssey” ka ende mundësi ta vendosë një tjetër rekord para se të përfundojë shfaqja e tij në kinema.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing