Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ariana Grande përshëndet fansat pas koncertit të fundit: Do të tërhiqet përkohësisht nga jeta publike

Muzikë  |  03.09.2026 Ora 8:54   

Ariana Grande ka përfunduar turneun e saj “Eternal Sunshine” me një koncert emocional në Londër, ku u ka dhënë lamtumirën fansave para se të marrë një pauzë nga paraqitjet publike.

Këngëtarja 33-vjeçare performoi për herë të fundit në O2 Arena, ku, mes lotësh, falënderoi fansat për mbështetjen dhe për 41 koncertet e turneut, përfshirë 10 shfaqjet në Londër.

Grande e përshkroi turneun si një nga përvojat më të bukura dhe më të jashtëzakonshme të jetës së saj, duke thënë se do ta kujtojë gjithmonë.

Muajin e kaluar, përfaqësuesi i saj konfirmoi se këngëtarja do të merrte një “pushim të merituar” nga puna dhe paraqitjet publike, pas përfundimit të turneut.

Grande ka sqaruar se vendimi nuk ishte i papritur apo i ndikuar nga komentet negative, por një hap që e kishte planifikuar prej kohësh. Ajo theksoi se edhe njerëzit që janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes kanë nevojë për kufij dhe kohë për veten.

Këngëtarja gjithashtu është tërhequr nga një produksion teatror në Londër, ku pritej të luante përkrah kolegut të saj nga “Wicked”, Jonathan Bailey.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing