Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vetëm 55.1% e kandidatëve kaluan testin e Maturës në afatin e dytë

Vendi  |  03.09.2026 Ora 7:53   

Vetëm 2,444 nga 4,433 kandidatë që iu nënshtruan testit të Maturës në afatin e dytë kanë arritur ta kalojnë atë me sukses, apo 55.1 për qind.

Rezultati më i mirë është shënuar në gjuhën shqipe, me mesatare prej 49.3 pikësh. Në matematikë nxënësit kanë pasur performancën më të dobët, me mesatare prej 36.4 pikësh. Në gjuhën angleze mesatarja ishte 44.1 pikë, ndërsa në lëndët zgjedhore 42.9 pikë.

Njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë se rezultatet më të dobëta në matematikë dhe shkencat natyrore mund të lidhen me kompleksitetin e këtyre lëndëve, mënyrën e mësimdhënies dhe ndikimin e teknologjisë në zhvillimin e të menduarit analitik e kritik.

Sipas tij, fakti që afati i dytë zakonisht përfshin kandidatë që nuk kanë kaluar në afatin e parë ndikon në rezultate, por njëkohësisht rezultatet mund të jenë tregues më realë të nivelit të nxënësve.

Gjatë testit të së shtunës, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave.

Testi i Maturës përmban 100 pyetje dhe detyra, ndërsa për ta kaluar kërkohen së paku 40 përgjigje ose zgjidhje të sakta.

Kalimi i testit është kusht për regjistrimin e nxënësve në studime universitare.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing