Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas Ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se krijohen kushtet për vendosjen e kufizimeve.