Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Argjentina po përgatitet për një epokë të re pas Lionel Messit, ndërsa Nico Paz shihet si kandidati kryesor për të trashëguar fanellën ikonike me numrin 10. Sipas gazetarit Federico Bueno të ESPN Argentina, 21-vjeçari mund ta marrë këtë numër nëse Lionel Scaloni rinovon kontratën dhe vazhdon në stolin e kombëtares.
Paz ka shkëlqyer me Como, duke shënuar 12 gola dhe dhuruar tetë asistime sezonin e kaluar, ndërsa u shpall edhe mesfushori më i mirë i Serie A-së. Talenti argjentinas, i cili është krahasuar edhe me Messin, këtë sezon do të ketë mundësinë të dëshmojë veten edhe në Ligën e Kampionëve.