Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Arijon Ibrahimovic është transferuar te Augsburg nga Bayern Munich në formë huazimi, me marrëveshjen që përfshin edhe opsionin e blerjes në fund të sezonit. Mesfushori ofensiv 20-vjeçar, me prejardhje nga Kosova, do të vazhdojë kështu karrierën në Bundesliga, pasi sezonin e kaluar ishte i huazuar te Heidenheim, ku zhvilloi 34 ndeshje, shënoi dy gola dhe regjistroi pesë asistime.
Ibrahimovic ka thënë se synon të zhvillohet më tej dhe të fitojë sa më shumë minuta në Augsburg, të cilin e konsideron një klub ambicioz. I lindur në Gjermani, ai ka luajtur për të gjitha grupmoshat e përfaqësueseve gjermane dhe aktualisht është pjesë e Gjermanisë U21. Megjithatë, emri i tij prej kohësh është përmendur si një mundësi për t’iu bashkuar në të ardhmen Përfaqësueses së Kosovës.