Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi i fundit i Jason David Frank publikohet, Amy Jo Johnson: “Nje menyre e bukur per te festuar jeten e tij”

Film  |  02.09.2026 Ora 8:10   

Filmi i fundit i aktorit Jason David Frank, i njohur per rolin e Tommy Oliver ne “Mighty Morphin Power Rangers”, eshte publikuar pas disa vonesash.

Frank, i cili vdiq ne vitin 2022 ne moshen 49-vjecare, luan rolin kryesor ne filmin “Legend of the White Dragon”. Filmi ndjek historine e Erik Reed, nje ish-superhero i njohur si White Dragon, i cili rikthehet per te pastruar emrin e tij dhe per t'u ribashkuar me familjen.

Pas publikimit, ish-bashkekohesha e tij ne “Power Rangers”, Amy Jo Johnson, e njohur per rolin e Kimberly Hart, ka ndare nje mesazh emocionues ne Instagram.

Ajo publikoi nje fotografi nga kinemaja prane posterit te filmit dhe shkroi se Frank “shkelqen” ne film. Johnson e pershkroi produksionin si “nje menyre te bukur per te festuar jeten dhe talentin e tij”, duke uruar te gjithe ata qe punuan ne projekt.

“Legend of the White Dragon” nuk zhvillohet ne universin e “Power Rangers”, edhe pse ne film shfaqen disa aktore te njohur nga kjo franchise.

Filmi hyri ne prodhim ne vitin 2021 dhe u financua pjeserisht permes Kickstarter. Ne kast, pervec Frank, jane edhe Michael Madsen, David Ramsey, Mark Dacascos dhe aktore te tjere.

Ky produksion shenon rolin e fundit filmik te Jason David Frank, duke i dhene fansave mundesine ta shohin edhe nje here ne ekran aktorin qe u be i njohur ne mbare boten si Green Ranger dhe me vone White Ranger.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing