Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Stephen King rekomandon nje film te ri horror: “The Cycle” vjen ne tetor

Film  |  02.09.2026 Ora 7:55   

Stephen King ka bere nje rekomandim te vecante per fansat e horrorit, duke i bere thirrje publikut te mos e humbase filmin e ri “The Cycle”.

Autori i romaneve te njohura si “IT”, “The Shining”, “Carrie” dhe “Pet Sematary” ka shkruar ne rrjetin social X se zakonisht nuk rekomandon filma horror para premierave, pervec rasteve kur ato lidhen me veprat e tij. Megjithate, per “The Cycle” ai ka bere nje perjashtim, duke e cilesuar filmin si “special”.

Filmi, me protagoniste Deborah Ann Woll, e njohur per rolin e Karen Page ne “Daredevil”, ndjek historine e nje gruaje qe thirret ne nje stacion policor pasi trupi i babait te saj zbulohet ne nje vendngjarje, 36 vjet pasi ai ishte zhdukur.

Teksa nis te kerkoje pergjigje per te kaluaren e tij, ajo perballet me nje force te frikshme.

“The Cycle” eshte drejtuar nga Jordan Downey, i cili ka bashkeshkruar skenarin me Kevin Stewart. Ne kast jane edhe Jeffrey Donovan, Gretchen Corbett, Will Hochman dhe aktore te tjere.

Filmi do te jete i disponueshem ne platformen e filmave horror Shudder me 23 tetor, vetem pak dite para Halloween-it.

Rekomandimi i Stephen King ka rritur vemendjen ndaj filmit, sidomos pasi autori rralle promovon nje produksion horror ku nuk eshte i perfshire.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing