Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Cfare duhet te kete ne kutine e ndihmes se pare te nje studenti?

Shëndeti  |  31.08.2026 Ora 8:24   

Jeta universitare mund te sjelle situata te ndryshme shendetesore, sidomos gjate nates kur qendrat shendetesore jane te mbyllura. Per kete arsye, mjeket rekomandojne qe studentet te kene ne dispozicion nje kuti baze te ndihmes se pare.

Sipas nje mjekeje familjare, ne te nuk duhet te mungojne nje termometer dixhital, mjete per matjen e oksigjenit ne gjak, qetesues per dhimbje dhe temperature, si ibuprofeni ose paracetamoli, si dhe pluhura me elektrolite per raste dehidratimi.

Ne liste perfshihen edhe antacidet per urthin, pika fiziologjike per syte, krem hidrokortizoni per irritime dhe alergji, pika per hunde, leukoplastet dhe fashot elastike per lendime te vogla.

Mjekja rekomandon gjithashtu qe studentet te kene ne dispozicion nalokson, nje medikament qe mund te perdoret ne raste mbidozimi me opioide, si dhe mjete per mbrojtje seksuale, perfshire prezervative dhe kontracepsion emergjent.

Ekspertet theksojne se kutia e ndihmes se pare nuk zevendeson mjekun. Studentet duhet te dine te trajtojne shqetesimet e zakonshme, por edhe te njohin rastet kur nevojitet ndihma profesionale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing