Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Enzimat tretëse ndihmojnë organizmin të shpërbëjë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet, duke mundësuar përthithjen e lëndëve ushqyese.
Disa ushqime përmbajnë enzima natyrale që mund të mbështesin procesin e tretjes. Ndër to janë ananasi, papaja, banania, mangoja, avokadoja, kivi, lakra turshi, kimchi, miso, kefiri, mjalti i papërpunuar dhe xhenxhefili.
Ananasi përmban bromelainë, papaja papainë, ndërsa banania dhe mangoja përmbajnë amilazë, e cila ndihmon në shpërbërjen e karbohidrateve. Avokadoja është burim i lipazës, që ndihmon në tretjen e yndyrave.
Për një tretje më të mirë, rekomandohet gjithashtu përtypja e mirë e ushqimit, pirja e mjaftueshme e ujit, ushqyerja e ekuilibruar, menaxhimi i stresit dhe gjumi i mjaftueshëm.