Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 80% e territorit të Korçës rezulton pa banorë

Të Tjera  |  27.08.2026 Ora 8:22   

Më shumë se 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese, sipas të dhënave të Censit 2023 dhe Raportit Përfundimtar të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0. Ky është niveli më i lartë në Shqipëri.

Pas Korçës renditen Gjirokastra me 77,5%, Vlora me 71,4% dhe Kukësi me 70,7% të territorit pa banorë.

Në nivel kombëtar, rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare rezulton pa popullsi në njësitë prej një kilometër katror.

Në anën tjetër, përqendrimi më i madh i popullsisë vërehet në Durrës, ku vetëm 20,6% e territorit rezulton pa banorë. Ndërsa Fieri ka 39,9% dhe Qarku i Tiranës 43,7% territor pa banorë.

Sipas raportit, të dhënat tregojnë se popullsia shqiptare është e përqendruar kryesisht në qytete, fusha, lugina dhe korridore të caktuara banimi. Kjo krijon sfida për administrimin e zonave me popullsi të rrallë, veçanërisht sa i përket transportit, rrugëve, shërbimeve sociale dhe emergjencave.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing