Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

India ndërtoi mrekullinë më të madhe të pagesave dixhitale në botë

Teknologji  |  17.08.2026 Ora 8:18   

India po shqyrton mundësinë që bankat dhe kompanitë e pagesave të vendosin tarifa për disa transaksione përmes sistemit UPI, i cili mundëson pagesa të menjëhershme përmes skanimit të kodit QR.

Qeveria ka bërë të ditur se pagesat nga personi te personi dhe ato të konsumatorëve do të vazhdojnë të jenë falas. Tarifat, nëse miratohen, do të aplikoheshin vetëm për disa pagesa tregtare, veçanërisht ato me vlerë më të lartë dhe te bizneset e mëdha.

UPI, i lançuar në vitin 2016, është bërë një nga rrjetet më të mëdha të pagesave në kohë reale në botë. Vetëm gjatë korrikut janë kryer 23.6 miliardë transaksione, me vlerë rreth 313.5 miliardë dollarë.

Më shumë se 550 milionë njerëz në Indi e përdorin UPI-n, ndërsa sistemi është i disponueshëm në një formë edhe në 11 shtete jashtë Indisë.

Ekspertët paralajmërojnë se tarifat mund të ndikojnë te bizneset e vogla, veçanërisht nëse ato shtrihen edhe te tregtarët me marzhe të ulëta fitimi. Ndërkohë, autoritetet argumentojnë se mirëmbajtja e një sistemi kaq të madh ka kosto dhe dikush duhet ta mbulojë atë.

India tashmë po përballet me sfidën për të gjetur një model që e bën sistemin financiarisht të qëndrueshëm, pa dëmtuar përdorimin masiv të pagesave digjitale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing