Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një numër në rritje i amerikanëve po përballen me vështirësi në pagesat e kredive për shtëpi dhe vetura, sipas të dhënave të fundit të Bankës së Rezervës Federale të Nju Jorkut.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit, përqindja e personave që kanë vonuar pagesën e hipotekës për të paktën 30 ditë ishte më e larta që nga viti 2015. Ndërsa vonesat serioze, prej 90 ditësh ose më shumë, në kreditë për vetura kanë arritur nivelin më të lartë që nga 2010.
Ekspertët thonë se rritja e vonesave është shenjë shqetësuese, veçanërisht për shkak të çmimeve të larta dhe kostos së jetesës. Megjithatë, të dhënat tregojnë se ekonomia amerikane nuk po përjetohet njësoj nga të gjithë.
Sipas Rezervës Federale, borxhi total i familjeve amerikane arriti në rreth 18.8 trilionë dollarë në tremujorin e dytë.
Ekonomia amerikane vazhdon të rritet dhe papunësia mbetet relativisht e ulët, por inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës po krijojnë presion më të madh te familjet me të ardhura më të ulëta.