Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka hyrë në rezidencën e Kim Kardashian në Hidden Hills dhe ka vjedhur një automjet, të cilin më pas e ka përdorur për të qarkulluar nëpër lagje. Policia mbërriti në pronën e Kardashian, e vlerësuar mbi 51 milionë euro, pas një telefonate për një person që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme dhe po merrte sende. I dyshuari u arrestua dhe tani përballet me akuza për vjedhje të banesës dhe vjedhje automjeti.
Sipas një burimi pranë Kardashian, automjeti i përkiste njërit prej punonjësve të saj, ndërsa policia ka bërë të ditur se hetimi është ende në fazat fillestare. Në momentin e incidentit, Kardashian dhe fëmijët e saj nuk ndodheshin në rezidencë, pasi familja po qëndron prej disa muajsh në një shtëpi me qira aty pranë, ndërsa vila po rinovohet. Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, e blenë pronën në vitin 2014 për rreth 17 milionë euro.