Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rikthehen zjarret në malin e Krujës

Të Tjera  |  10.08.2026 Ora 7:46   

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Krujës, në zonën e njohur si Gryka e Zidollit, pak kohë pas zjarrit të madh që përfshiu malin e Krujës.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe mungesës së rrugëve, ekipet zjarrfikëse nuk mund të ndërhyjnë nga toka. Për këtë arsye, është kërkuar ndërhyrje nga ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Sipas raportimeve, zjarri aktualisht ndodhet larg zonave të banuara dhe nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banesat. Megjithatë, situata po monitorohet për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Një ditë më parë, një zjarr i përmasave të mëdha në malin e Krujës shkaktoi panik te banorët, pasi flakët iu afruan banesave. Dhjetëra persona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë, ndërsa disa prej tyre e kaluan natën jashtë për shkak të rrezikut.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing