Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Studiues në SHBA kanë përdorur për herë të parë inteligjencën artificiale për të dizajnuar gjenome të plota të viruseve, të cilat më pas janë krijuar dhe janë bërë funksionale në laborator.
Në kuadër të studimit, modelet e AI-së Evo1 dhe Evo2 kanë krijuar 302 dizajne të mundshme të viruseve që infektojnë bakteret. Shkencëtarët testuan më të përshtatshmet dhe 16 prej tyre rezultuan efektive në shkatërrimin e bakterit E. coli.
Studiuesit thonë se kjo teknologji mund të hapë rrugë për trajtime të reja kundër infeksioneve që nuk reagojnë ndaj antibiotikëve, përmes një metode të njohur si terapia me fagë.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se aftësia e AI-së për të dizajnuar biologji të reja ngre edhe shqetësime serioze për sigurinë. Ata theksojnë nevojën për masa të forta mbrojtëse për të parandaluar përdorimin e kësaj teknologjie për qëllime të dëmshme.
Studiuesit theksuan se eksperimenti është kryer me viruse që infektojnë vetëm baktere dhe në kushte të kontrolluara laboratorike, duke shmangur viruset që mund të infektojnë njerëzit.