Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gati 30 vjet pas vrasjes së Tupac Shakur, hetimet kanë marrë një zhvillim të ri pak ditë para nisjes së gjyqit ndaj Duane “Keffe D” Davis, i akuzuar për organizimin e atentatit të vitit 1996 në Las Vegas. Davis mohon çdo përfshirje, ndërsa prokuroria vazhdon ta lidhë sulmin me rivalitetin mes grupeve të hip-hopit të Bregut Lindor dhe atij Perëndimor të SHBA-së.
Një dëshmi e re e paraqitur para jurisë së madhe sfidon versionin e deritanishëm, duke pretenduar se autori i të shtënave mund të ketë qenë Deandre “Big Dre” Smith dhe jo Orlando Anderson, siç besohej prej vitesh. Pavarësisht hetimeve të gjata, autoritetet ende nuk kanë gjetur automjetin dhe armën e përdorur në atentat, ndërsa procesi gjyqësor pritet të tregojë nëse provat e reja do të ndihmojnë në zbardhjen e një prej mistereve më të mëdha në historinë e muzikës moderne.