Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova dhe Shqipëria ndër vendet më të hapura ndaj punëtorëve të huaj

Vendi  |  03.08.2026 Ora 7:40   
Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që mbështesin më shumë punësimin e shtetasve të huaj, sipas anketës "Security Meter 2025" të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Sipas rezultateve, 77% e qytetarëve në Shqipëri janë pro lejimit të punëtorëve të huaj, duke e renditur vendin në krye të listës. Pas saj vijnë Bosnja dhe Hercegovina me 62%, ndërsa Kosova me 61%.

Mesatarisht, 57% e qytetarëve në rajon e mbështesin punësimin e të huajve për të plotësuar vendet vakante, ndërsa 33% janë kundër.

Në anën tjetër, Serbia dhe Mali i Zi shfaqin qëndrime më skeptike. Mali i Zi është i vetmi vend ku kundërshtarët janë më të shumtë se mbështetësit, me 46% kundër dhe 43% pro.

Sipas raportit, mungesa e fuqisë punëtore, emigrimi i të rinjve dhe nevoja e bizneseve për punonjës janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e mbështetjes për punësimin e shtetasve të huaj në rajon.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing