Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Edhe pse “Heat 2” ende nuk ka nisur xhirimet, Amazon MGM Studios thuhet se po shqyrton mundësinë për të zgjeruar universin e filmit me një “Heat 3”.
“Heat 2”, i bazuar në romanin e Michael Mann dhe Meg Gardiner, pritet të nisë xhirimet në nëntor dhe do të ketë një buxhet prej rreth 165 milionë dollarësh, duke e bërë filmin më të shtrenjtë të Mann deri tani.
Në role kryesore pritet të jenë Christian Bale dhe Leonardo DiCaprio, ndërsa Stephen Graham është në negociata për rolin e Neil McCauley. Filmi do të shërbejë njëkohësisht si vazhdim dhe paraprijës i “Heat”, duke treguar ngjarje para dhe pas filmit të vitit 1995, me Al Pacino dhe Robert De Niro.
Ende nuk dihet nëse “Heat 3” do të jetë vazhdim direkt apo një histori e re brenda të njëjtit univers.