Edhe pse "Ant-Man and the Wasp: Quantumania" nuk pati suksesin e pritur në arkat filmike, duket se dera për një vazhdim nuk është mbyllur plotësisht.
Kathryn Newton, e cila luan rolin e Cassie Lang, tha në një intervistë se nëse fansat vazhdojnë ta kërkojnë një film të katërt, ekziston mundësia që ai të realizohet.
Megjithatë, ajo theksoi se kjo nuk pritet të ndodhë së shpejti. Sipas saj, shumë filma rikthehen edhe pas 20 vitesh, ndaj edhe "Ant-Man 4" mund të jetë një projekt për të ardhmen e largët.
"Ant-Man and the Wasp: Quantumania", i publikuar në vitin 2023, arkëtoi rreth 476 milionë dollarë në mbarë botën, një rezultat që u konsiderua zhgënjyes për standardet e Marvel Studios.
Aktualisht, filmi është i disponueshëm për t’u parë në platformën Disney+.