Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Është publikuar traileri më i ri i filmit aksion "Onslaught", me protagonist Dan Stevens, i cili rikthehet në një rol plot aksion dhe skena intensive.
Filmi drejtohet nga Adam Wingard dhe, ndonëse zhvillohet në të njëjtin univers si "The Guest", krijuesit kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për një vazhdim të atij filmi.
Në "Onslaught", Stevens interpreton një shkencëtar nazist, ndërsa historia sjell përplasje të dhunshme mes ushtarëve të modifikuar dhe një ish-snajpereje të ushtrisë, e luajtur nga Adria Arjona, e cila lufton për të mbrojtur vajzën e saj.
Filmi premton aksion të pandërprerë, frymëzuar nga filmat klasikë të viteve '80, dhe në kast bëjnë pjesë edhe Rebecca Hall, Michael Biehn dhe Reginald VelJohnson.
"Onslaught" pritet të nisë shfaqjen në kinematë amerikane më 6 shtator.