Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas shtatë vitesh nga filmi i fundit, Shaun the Sheep rikthehet në ekran me një aventurë të re të titulluar "Shaun the Sheep: The Beast of Mossy Bottom".
Filmi i ri sjell një histori me atmosferë Halloween, ku ferma Mossy Bottom përballet me një përbindësh misterioz që shkakton rrëmujë. Edhe pse frymëzohet nga filmat klasikë horror, krijuesit kanë theksuar se filmi do të jetë i përshtatshëm për fëmijë dhe i mbushur me humor e aventura.
Regjisorët Steve Cox dhe Matthew Walker kanë bërë të ditur se janë frymëzuar nga Scooby-Doo, Goosebumps dhe Ghostbusters, duke krijuar një film që ofron emocion pa frikësuar publikun më të vogël.
"Shaun the Sheep: The Beast of Mossy Bottom" do të shfaqet në kinematë britanike më 18 shtator.