Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shoqata Nacionale e Pemëve të Imëta “Mjedra e Kosovës” do të organizojë edicionin e pestë të “Ditës së Mjedrës 2026”, i cili këtë vit do të mbahet në Teneshdoll të Prishtinës.
Aktiviteti do të mbledhë fermerë, agronomë, kompani grumbulluese, eksportues dhe përfaqësues institucionesh për të prezantuar risitë dhe teknologjitë më të avancuara në kultivimin e mjedrës.
Për herë të parë në Kosovë do të prezantohen metoda moderne si kultivimi i mjedrës në vazo në fushë të hapur dhe në serra, sisteme të reja të hijezimit, si dhe zgjidhje bashkëkohore për ujitje dhe menaxhimin e plantacioneve.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin demonstrime praktike në terren, prezantime nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe të krijojnë bashkëpunime të reja në sektorin e bujqësisë.
Aktiviteti nis në orën 09:30 në Teneshdoll të Prishtinës, ndërsa organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë.