Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot (e premte) nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të motit, temperaturat nuk i plotësojnë kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se monitorimi i kushteve meteorologjike do të vazhdojë çdo ditë dhe se qytetarët, si dhe operatorët ekonomikë, do të njoftohen me kohë nëse vendosen masa të reja.
Këto kufizime aplikohen gjatë periudhave me temperatura të larta për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të rritur sigurinë në komunikacion.