Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

IKSHPK: 21 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë gjatë vitit 2026

Vendi  |  24.07.2026 Ora 7:38   

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 1 janari deri më 17 korrik 2026 janë regjistruar 21 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve të kryejnë testime të hershme, duke theksuar se ato janë të thjeshta, konfidenciale dhe mund të shpëtojnë jetë.

Instituti rikujton se personat e diagnostikuar me HIV mund ta mbajnë virusin nën kontroll përmes terapisë antiretrovirale, e cila ndihmon në ruajtjen e sistemit imunitar dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Po ashtu, IKSHPK sqaron se HIV transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, kontaktit me gjak të infektuar dhe nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose ushqyerjes me gji. Virusi nuk transmetohet përmes përqafimeve, shtrëngimit të duarve, përdorimit të përbashkët të enëve apo pickimit të mushkonjave.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing