Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktorja e njohur Millie Bobby Brown ka shprehur pikëllimin e saj pas vdekjes së aktores së re Kaylee Hottle, e njohur për rolin e Jia në filmat “Godzilla vs. Kong”.
Hottle ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në Maryland, SHBA. Lajmi u bë i ditur nga babai i saj, ndërsa më pas erdhën edhe detaje rreth aksidentit.
Brown publikoi një fotografi bardh e zi të Hottle në rrjetet sociale, duke shkruar se do t’i mungojë shumë.
Kaylee Hottle, e cila ishte e shurdhër që nga lindja, u bë e njohur me rolin e Jia në universin “MonsterVerse”, ku komunikonte me personazhin Kong përmes gjuhës amerikane të shenjave.
Ajo u shfaq edhe në filmin “Godzilla x Kong: The New Empire” të vitit 2024, duke lënë gjurmë si një nga aktoret e reja më të veçanta të këtij universi filmik.