Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kupa e Botës nuk solli përfitimet ekonomike të pritura për SHBA-në

Të Tjera  |  21.07.2026 Ora 8:21   

Edhe pse Kupa e Botës 2026 u konsiderua një sukses sportiv dhe organizativ, një analizë e publikuar nga CNN tregon se ndikimi ekonomik në Shtetet e Bashkuara ishte shumë më i vogël se sa ishte parashikuar.

Sipas të dhënave, nuk pati rritje të ndjeshme të punësimit, turizmit, çmimeve të hoteleve apo shitjeve me pakicë gjatë turneut. FIFA kishte parashikuar se Kupa e Botës do të gjeneronte mbi 30 miliardë dollarë për ekonominë amerikane dhe rreth 185 mijë vende pune, por shifrat zyrtare nuk e mbështesin këtë vlerësim.

Megjithatë, bizneset e vogla në disa qytete pritëse përfituan nga rritja e vizitorëve, ndërsa ekspertët theksojnë se turneu solli edhe përfitime joekonomike, si promovimin e futbollit, bashkimin e tifozëve dhe rritjen e interesimit për këtë sport në SHBA.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing