Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ndërsa Kupa e Botës përfundoi me triumfin e Spanjës, në Kinë vëmendjen e ka marrë një tjetër garë futbolli – "Village Super League", një kampionat amator që ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm në të gjithë vendin.
Turneu nisi në një zonë rurale, por tani përfshin rreth 60 liga lokale dhe qindra ekipe nga qytete të vogla dhe fshatra. Në të marrin pjesë futbollistë amatorë që në jetën e përditshme punojnë si dentistë, mësues, studentë apo punëtorë.
Ndeshjet shoqërohen me ceremoni festive, tregje lokale dhe aktivitete kulturore, duke tërhequr mijëra spektatorë dhe duke ndihmuar ekonominë e zonave ku zhvillohen.
Shumë tifozë e shohin këtë kampionat si një alternativë më autentike ndaj futbollit profesionist, sidomos pasi kombëtarja e Kinës nuk është kualifikuar në Kupën e Botës që nga viti 2002.