Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

SHBA përballet me shpërthim të parazitit që shkakton “diarre shpërthyese”

Shëndeti  |  17.07.2026 Ora 8:05   

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara po hetojnë një shpërthim të infeksionit cyclospora, një parazit që shkakton një formë të rëndë diarreje. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 7 mijë persona mund të jenë infektuar, ndërsa rastet janë raportuar në 34 shtete.

Deri më tani janë konfirmuar 1.645 raste, mbi 5.100 të tjera janë nën hetim dhe 141 pacientë kanë përfunduar në spital. Nuk është raportuar asnjë viktimë.

Shteti më i prekur është Michigan, me mbi 3.700 raste, ndërsa raste të shumta janë regjistruar edhe në New York, Ohio, Karolinën e Veriut, Illinois, Indiana, Texas dhe New Jersey.

Ekspertët sqarojnë se cyclospora është një parazit mikroskopik që përhapet përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar. Simptoma kryesore është diarreja e shpeshtë dhe e rëndë, e shoqëruar me dhimbje barku, lodhje dhe të përziera. Sëmundja zakonisht shfaqet rreth një javë pas infektimit dhe mund të zgjasë disa javë nëse nuk trajtohet.

Autoritetet ende nuk kanë identifikuar burimin e shpërthimit, por raste të ngjashme në të kaluarën janë lidhur me konsumimin e perimeve dhe frutave të freskëta, si sallatat e paketuara, borziloku, cilantro, mjedrat dhe qepët e njoma.

Si masë parandaluese, autoritetet rekomandojnë larjen e kujdesshme të frutave dhe perimeve, gatimin e tyre kur është e mundur dhe kontaktimin e mjekut në rast të simptomave të vazhdueshme. Ndërkohë, zinxhiri i restoranteve Taco Bell ka njoftuar se ka tërhequr përkohësisht disa përbërës nga disa prej lokaleve të tij, deri në sqarimin e plotë të situatës.

 
 
 
 
 
 
 

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing