Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kosova dhe Mali i Zi do të nënshkruajnë sot një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik, me synim lehtësimin e përdorimit të shërbimeve digjitale mes dy vendeve.
Marrëveshja do të firmoset nga ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, dhe ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj.
Pas nënshkrimit, dy ministrat do të mbajnë një konferencë për media, ku pritet të prezantojnë rëndësinë e marrëveshjes dhe përfitimet që ajo sjell për qytetarët, bizneset dhe bashkëpunimin institucional ndërmjet dy shteteve.
Ceremonia do të mbahet në objektin e ish-Rilindjes, në katin e 18-të, duke filluar nga ora 14:00.